Aktualitete|

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, në datat 15 dhe 16 Dhjetor organizoi një tryezë të rrumbullakët me tematikë: “Afrimi i Rajonit Shqipfolës me BE-në dhe thithja e fondeve të Bashkimit Europian” në ambjentet e Tirana International Hotel.

Në këtë aktivitet moren pjesë këto Bashki dhe Komuna: Bashkia Tiranë, Komuna e Prishtinës, Komuna e Çairit, Komuna e Tuzit, Komuna Preshevë, Komuna Prizren etj.
Qëllimi i Unionit është të ndërmarrë një seri aktivitetesh me fokus informimi i perspektivës Evropiane dhe për Projektet Cross Borden, për rritjen e mundësive të koordinimit dhe të kapaciteteve njerëzore të admistratave lokale.

Pjesë e aktivitetit ishin dhe tre ekspertet e njohura, si Znj. Daniela Zampini Eksperte e lartë për çështjet e punësimit në zyrën e ILO në Budapest si dhe znj. Aida Gugu Bushati është Eksperte/Konsulente në të drejtën e BE dhe integrimin Europian të Shqipërisë, gjithashtu znj. Jolanda Trebicka, Eksperte në Institucionet e BE-s.

Gjatë këtij takimi pati diskutime, shkëmbime përvojash në menaxhimin dhe drejtimin e strategjive për përthithjen e fondeve. Indikacione, në lidhje me shkëmbimin e përvojave duke sugjeruar se cili projekt i shkonte më në nevojë secilit prej komunave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window