Lindon Gjelaj

Lindon Gjelaj u lind më 08.08.1977 në Tuz. Shkollimin fillestar dhe të mesëm e përfundoi në vendlindje, ndërsa studimet universitare në Fakultetin filozofik në Prishtinë.

Si student, me disa bashkëveprimtarë themeloi Unionin e Studentëve Shqiptarë nga Mali i Zi, me qëllim të vetëm t’u bashkëngjitej forcave progresive në Malësi që të kontribuonin në avancimin e pozitës shoqërore.

Mbas përfundimit të studimeve, punësohet ne Gjimnazin “25. maji” si profesor i sociologjisë.

Angazhimi i tij i drejtpërdrejt në politikë lidhet me Iniciativën Qytetare, më vonë shndërrohet në Alternativën Shqiptare, që me vet emrin e saj paralajmëronte një politikë ndryshe të shqiptarëve në skenën politike kombëtare, por edhe raportit të Malit të Zi ndaj nesh. E kjo qasje ndryshe u vërejt në veprimet e tij politike si Sekretar shtetëror në Ministrinë e administratës publike. Në vitin 2021 u zgjodh drejtor i Shkollës së mesme të përzier “25. maji” në Tuz kurse në vitin 2023 u zgjodh nënkryetar i komunës së Tuzit. Për 9 vite ishte këshilltar në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

Është i martuar me Arjolën, me të cilën janë prindër të katër fëmijëve, tre djemve dhe një vajze.

Qasje e lirë e informacioneve

LLOJET E INFORMACIONEVE NË POSEDIM TË SHËRBIMIT TË KRYETARIT

1.Evidencat zyrtare
2.Aktet normative të Shërbimit të kryetarit
3.Analizat, informatat, raportet, elaboratet dhe aktet e tjera të përgjithshme
4. Projektet e komunës
5. Materiali informativo-dokumentues në lidhje me punën e Shërbimit të kryetarit
6. Aktet individuale ( aktvendimet, mendimet, vërtetimet )

Comments are closed.

Close Search Window