Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj së bashku me kryetarin e kuvendit të komunës së Tuzit, z. Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarët e komunës z.Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, kanë pritur sot në një takim miqësor ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, z. Ylber Hysa.
Gjatë bisedës miqësore në mes dy palëve, ata u shprehën të kënaqur për bashkëpunim të deritashëm si dhe potencuan gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve mike.
Gjatë vizitës së tij , ambasadori shprehi urimet më të perzemerta për udhëheqësinë e komunës, si dhe tregoi vullnet për të kontribuar në vijueshmerinë e punës dhe proceset të cilat e presin komunën më të re.
Përfaqësuasit e vetëqeverisjes lokale të Tuzit e falenderuan Ambasadorin për vizitën, ku kryefjala ishte bashkëpunimi si dhe shkëmbimi i përvojave administruase.
Last modified: 24 Shtator, 2019