Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, me bashkëpunëtorët, ka pritur ambasadoren e Republikës së Turqisë, E.S. Songul Ozan, në një vizitë miqësore në komunën më të re në Mal të Zi, Tuzi. Në bisedë miqësore dhe të përzemërt, bashkëbiseduesit janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm dhe gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve mike. Ambasadorja, Ozan, po ashtu, ka përgëzuar pushtetin e sapozgjedhur në Komunën e Tuzit, dhe, në veçanti, ka theksuar vlerat tradicionale të harmonisë ndërnacionale dhe ndërfetare, të kultivuara nëpër shekuj në këto hapësira.
Last modified: 24 Maj, 2019