Aktualitete|

Shkelqësia e saj, Ambasadorja e SHBA-ve, zonja Xhudi Rajzing Rajnke, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, në ambientet e Komunës së Tuzit, u takuan me kryetarin e Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj. Në këtë takim morën pjesë, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit z. Fadil Kajoshaj, si dhe nënkryetari i Komunës z. Ivan Ivanaj.
Gjatë takimit protokollar, kryetari i Komunës, z. Nik Gjeloshaj, informoi ambasadoren me konstituimin e organeve në komunën më të re, të sapoformuar në Mal të Zi. Ai e njoftoi edhe me themelet në të cilat dëshiron ta mbështesë administratën, mënyrën e funksionimit si dhe planet e së ardhmes.
Gjithashtu, theksoi kënaqësinë për traditën e raporteve të mira dypalëshe, të cilat lidhin dy shtetet, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se një numër i madh i qytetarëve të Malësisë jetojnë në Amerikë. 
Diaspora ka një rëndësi të veçantë për Malësinë pasi ajo ka dhënë kontribut të paçmueshëm si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetërorë. Siç theksoi edhe kryetari, pritet që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë si dhe të realizohen shumë projekte të interesit të përbashkët.

Shkëlqesia e saj, Ambasadorja e SHBA-ve, Zonja Xhudi Rajzing Rajnke, uroi udhëheqësinë e re me shpresën se, do të përballojë me sukses sfidat që sjellë udhëheqja e suksesshme. Gjithashtu, tregoi gatishmërinë për bashkëpunim duke u treguar e hapur për projekte të kënaqësisë së dyanshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window