Nënkryetari i komunës së Tuzit, z. Ivan Ivanaj dhe kryetari i kuvendit z. Fadil Kajoshaj pritën në takim drejtorin e përgjithshëm në ministrinë e Arsimit, shkencës dhe teknologjisë të Republikës së Kosovës, z. Agim Bërdyna si dhe drejtorin gjeneral në Drejtorinë për arsimin e popujve pakicë pranë Ministrisë së Arsimit, z. Marash Dukaj.
Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u theksua veçanarisht thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit në të gjitha nivelet në mes dy vendeve. Gjithashtu bashkëbiseduesit u dakorduan për projekte konkrete, të cilat pritën të fillojnë vitin e ardhshëm në komunën e Tuzit.
Me këtë rast, z.Bërdyna është shprehur se, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit, do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e arsimit shqip në Mal të Zi dhe treva tjera ku jetojnë shqiptarët.