Të nderuar student,
Komuna e Tuzit ka fituar njoftimin nga Ambasada e Britanisë në Podgoricë lidhur me,
bursat Chevening të cilat financohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke pasur parasysh që bursa e lartpërmendur është një mundësi e mirë e trajnimit dhe marrjes së një burse të plotë, prandaj ne i ftojmë të gjithë studentët si dhe profesionistët e rinj që të informohen përmes linkut të mëposhtëm si dhe të aplikojnë në bazë të interesimit të tyre.
Ato që gjithashtu kanë rëndësi, janë kushtet për fitimin e bursës të cilave u duhet kushtuar vëmendje e veçantë.
Të gjitha informacionet e nevojshme mund t’i gjeni në linkun më poshtë:
https://www.chevening.org/apply/?country=montenegro&award_type=