Aktualitete|

Në bazë të nenit 9 të Vendimit mbi krijimin dhe ndarjen e njohjeve dhe çmimeve publike dhe titullit qytetarë nderi të Komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e MZ-dispozitat komunale”, nr. 032/19), Juria për ndarjen e Çmimit të komunës së Tuzit për vitin 2019, e emëruara nga ana e Kuvendit të komunës së Tuzit, në përbërje: Marash Dukaj – kryetari i Jurisë; anëtarët e jurisë: Shemsudin Lulani, Mark Junçaj dhe Sellman Laçeviq në seancën e mbajtur më 09.12.2019, njëzëri ka sjellë –

VENDIM
që Çmimi i Komunës së Tuzit për vitin 2019, të ndahet

Omer Kajoshaj – Kontribut për punë humanitare.

Edin Krniq – shkrimtar dhe reporter i udhëtimeve – Kontribut në paraqitjen e emrit të Komunës së Tuzit dhe Malit të Zi nëpër botë.

Ruzhdija Axhoviq – Kontributi në afirmimin e vlerave themelore krijuese, të rëndësishme për Komunën e Tuzit dhe më gjerë, në fushat letrare, gazetareske dhe publicitare.

KRYETARI I JURISË
Marash Dukaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window