Aktualitete|

Të nderuar qytetare e qytetarë,

Të dashur fëmijë,

Vitin e kaluar, kemi filluar me festimin e Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve e cila festohet me 1 qershor.

Kjo ngjarje, për Komunën tonë ka qenë një festë të cilën vocërrakët tonë do ta mbajnë mend gjatë  falë programit tejet të larmishëm, të përgatitur sipas moshave të fëmijëve tonë, gjeneratave tona të ardhshme. Është planifikuar që festimi i Ditës së fëmijëve të jetë traditë për Komunën tone, dhe jemi të bindur se kështu do të jetë për vitet që pasojnë.

Këtë vit, për shkak të pandemisë e cila ka ndikuar në mbarë botën dhe me qellim të mbrojtjes së qytetarëve tone, sidomos atyre më të rinjve, nuk kemi qenë në gjendje që ta organizojmë këtë festim, mirëpo, përfaqësuesit e Komunës do ta gjejnë mënyrën që më të rinjtë t’i argëtojnë e tu kushtojnë vëmendje në mënyra të tjera.

Vetëm vitin tjetër do të mund të vazhdojmë me traditën, në një festim edhe më të këndshëm për kënaqësinë e fëmijëve dhe prindërve, si dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Tuzit.

Me respekt,

KOMUNA E TUZIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window