Modelja e njohur nga Malësia, me famë botërore, Emina Çunmulaj vizitoi sot komunën e Tuzit, ku u prit nga kryetari i komunës, Z.Nik Gjeloshaj.
Emina i uroi suksese ekzekutivit të komunës, duke i motivuar që me punë mund të arrihet gjithçka, e sidomos mirëqënie për qytetarët në komunën e Tuzit.
Ajo poashtu u shpreh e gatshme që të bashkëpunoj me pushtetin lokal, që me përvojën e vetë të kontribuojë në realizimin e projekteve në lëmitë e ndryshme, ku ajo mund të japin kontibutin e vet.
Kyetari Gjeloshaj, duke falenderuar për gatishmërinë e saj, çdo herë kur asaj ju kërkua mbështetja, e ftoj që të jetë musafire speciale më 1 Qershor, në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, me ç’rast Emina e pranoi me kënaqësi.
Last modified: 1 Qershor, 2019