Sot ka filluar zyrtarisht ndërtimi i bulevardit nga Podgorica drejt Tuzit dhe siç paralajmëruan kompetentët faza e parë në gjatësi prej 1,6 km do të përfundojë në afatin prej 6 muajsh.
Të pranishëm ishin edhe nënkryetarët e komunës së Tuzit, z.Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq si dhe kryetari i kuvendit z.Fadil Kajoshaj.
Përfaqësuesit vendor nga komuna e Tuzit vlerësuan se ky është një projekt i rëndësishëm i infrastrukturës i cili do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Tuzit në përgjithësi.
Nënkryetari Ivanaj paralajmëroj se ditëve ne vijim do të shpallet tenderi për hartimin e projektit kryesor të pjesës se bulevardit nga ura e Zharnicës deri në Tuz.

Ndërsa kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti theksoi se ky bulevard paraqet simbol të miqësisë dhe lidhjeve të veçanta mes Podgoricës dhe Tuzit.
Vlera e kësaj faze të punimeve është 2.2 milion euro
