Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit, z. Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetarët e komunës, z. Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, pritën sot në takim Reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq me bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari i komunes së Tuzit, z. Gjeloshaj ,duke veçuar rëndësinë e harmonisë fetare, dhe multikonfesionalizmin në këtë vend, falenderoi Reisin e Bashkësisë Islame për vizitë si dhe shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave shoqërore të trashëguara me shekuj.
Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Efendi Rifat Fejziq, falenderoi udhëheqësinë e komunës për mikëpritje si dhe u uroi punë të mbarë në punën e tyre.
