Gjeloshaj priti në takim ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave z. Mehmed Zenka
Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkyretarët e komunës Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, biseduan sot me ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, z. Mehmed Zenka, me bashkëpunëtorët.
Gjeloshaj, falenderoi ministrin Zenka për vizitën e tij si dhe e njoftoi atë me punën e deritashme të komunës dhe planet për të ardhmen.
“Komuna e Tuzit së bashku me Qeverinë e Malit të Zi, do të vazhdojë bashkëpunimin për të mirë të qytetarëve” theksoi Gjeloshaj.
Ministri Zenka rikujtoi se të gjitha elaboratet ekonomike kanë dëshmuar që komuna e Tuzit është financiarisht e qëndrueshme, dhe se komuna ka resurse dhe potenciale të mjaftueshme për të justifikuar besimin e fituar.
Në fund të takimit të dy palët u dakorduan për komunikim më të shpeshtë, me qëllim për të realizuar projekte të reja në komunën e Tuzit, së bashku me Qeverinë e Malit të Zi dhe Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.