Aktualitete|

Sot, në komunën e Tuzit, është hapur panairi i artizanateve në të cilin u paraqiten 40 ekspozues nga 8 komuna të rajonit.
Në bashkëpunim me Unionin e komunave shqiptare në rajon, komuna e Tuzit, për herë të parë organizoi këtë veprimtari në këtë komunë ku u prezantuan punimet e më tepër se 40 ekspozuesve femra, nga 8 komuna të rajonit.

Panairin e hapi kryetari i komunës se Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka shprehur kënaqësinë që i jepet rasti të jetë nikoqir i këtij aktiviteti, me më tepër se 40 femra ekspozuese dhe të cilave, njëkohësisht, u ka uruar Ditën ndërkombëtare të grave.

This image has an empty alt attribute; its file name is 1-1024x683.jpg
Gjeloshaj



“Është kënaqësi të jesh mikpritës i këtij manifestimi në të cilën promovojmë bashkërisht kulturën tonë. Pikërisht, sot, është rasti unik të dëshmojmë respektin dhe kujdesin ndaj grave dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në zhvillimin e shoqërisë, duke mos harruar se ato e meritojnë respektin tonë çdo ditë të vitit. Për këtë arsye, sot, në Ditën e festës ndërkombëtare të gruas, krahas këtij panairi, kemi organizuar edhe panel diskutimin për pjesëmarrjen e grave në jetën politike, ekonomike dhe publike në rajon. Një falënderim të veçantë, kemi ndaj Unionit të komunave shqiptare të rajonit, për mbështetjen dhe organizimin e këtij manifestimi me dëshirë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë aktivitetet e përbashkëta në zhvillimin dhe promovimin e kulturës tonë “, theksoi Gjeloshaj.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, është shprehur e kënaqur që ndodhet në Tuz dhe njëkohësisht i ka përgëzuar të gjitha pjesëtaret e gjinisë më të bukur me rastin e 8 Marsit.

This image has an empty alt attribute; its file name is 2.jpg
Arifi

“Si nënkryetare e Unionit, dëshiroj të falënderoj kryetarin Gjeloshaj, për kontributin e dhënë në formimin dhe punën e Unionit. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë bashkëpunimin ngjashëm sikur sot në Tuz edhe në të ardhmen,” theksoi Arifi.

Ndërkohë, manifestimi ka vazhduar me panel diskutimin në Kuvendin e Komunës së Tuzit, ku pjesëmarrësit i ka përshëndetur kryetari i komunës Gjeloshaj, duke u uruar punë të mbarë me dëshirën që ky takim t’i kontribuoi pozitës më të mirë të gruas në shoqëri.

This image has an empty alt attribute; its file name is 13-1024x683.jpg

“Pikërisht jam këtu që në këtë konferencë të promovojmë femrat e suksesshme dhe kurrsesi, për ankesa të ndryshme, pasi gratë nuk kërkojnë ti ankojmë sepse ato punojnë dhe i kontribuojnë zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë,” ka thënë Gjeloshaj.

Panel diskutimi me moton “Gratë e suksesshme të rajonit,” është rasti që, pjesëmarrëset në diskutim, të debatojnë dhe të prezantojnë pozitën aktuale të gruas në jetën shoqërore dhe politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window