Në kuadër të projektit “Hapje e vendeve të reja të punës në bujqësi” të cilin e realizon Sekretariati për afarizëm i Kryeqytetit Podgorica, si pjesë e IPA projektit II të lidhur me Ministrinë e financave, pra me Drejtorinë për financa dhe kontraktim të mjeteve të ndihmës së BE (CFU) në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Malit të Zi dhe Kosovës 2014-2020, shpallë
F T E S Ë P U B L I K E
Kandidatëve të interesuar për trajnim nga fusha e prodhueseve të ullirit, qumështit dhe bimëve mjekuese.
Kush mund të paraqitet?
Individ të rinjë të papunësuar të cilët jetojnë në territorin e Kryeqytetit Podgorica, Komunës së Tuzit dhe komunës në kuadër të Kryeqytetit-Gollubovc, e të cilët dëshirojnë të bëjnë karrierë në sektorin e bujqësisë dhe të fitojë njohuri të reja prej njërës nga tre fushat – prodhimtaria e ullirit, qumështit dhe bimëve shëruese, jeni të motivuar dhe keni ambicie që të përsoseni në këtë fushë, atëherë ky është programi i duhur për trajnimin tuaj.
Fuqishëm i nxisim femrat dhe personat me invaliditet që të paraqitën në këtë program trajnimi.
Çfarë fitoni me paraqitje në konkurs?
• 60 kandidatët më të mire/mira do të kenë rastin që, përmes trajnimit të specializuar, të marrin njohuri dhe shkathtësi të reja për sa u përket degëve bujqësore të përmendura. Trajnimin do ta realizoi Sekretariati për afarizëm i Kryeqytetit Podgorica në bashkëpunim me ekspertet më të mire të fushës.
• 60 kandidatët më të mirë/mira do të kenë mundësi që nga ekspertet më të mire të mësojnë mbi marketingun para fillimit të punës së biznesit personal.
• Tre grupet e formuara me nga 20 kandidat do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri teorike dhe përsosje të punës praktike në pajisje të cilat i siguron projekti për ato qëllime.
Si mund të paraqiteni?
Fletëparaqitjen për pjesëmarrje në punishte kandidatët e interesuar mund t’i bëjnë në atë mënyrë që formularin e paraqitjes ta dorëzojnë pranë Sekretariatit për bujqësi në komunën e vet, ose përmes email adresës: ceamneks@gmail.com ose përmes postës në adresën e Sekretarijat za preduzetništvo Glavnog grada Podgorica, Projektna kancelarija, Ul. Vuka Karadžića br 41, 81000 Podgorica me shënimin Prijava za program obuke – maslinarstvo, mljekarstvo ljekovito bilje. Gjithashtu kur të bëni nisjen e postës elektronike Ju lutemi që të shënoni shënimin e njëjtë dhe emrin e mbiemrin tuaj.
Afati për paraqitje: 20. 12. 2020.
Koha që pritet publikimi i rezultateve të konkursit: fundi i dhjetorit 2020.