Të nderuar qytetarë,
Sikur mund të vëreni, ditëve të fundit në disa segmente po behën riparime të rrugës kryesore Tuz-Podgoricë.
Këto investime po realizohën mbasi që kryetari Gjeloshaj kërkoi zyrtarisht intervenime nga ministri i infrastrukurës, Z. Nurkoviq dhe nga drejtori i Drejtorisë për komunikacion, Z. Paraça.
Faza e parë e projektit do të përfundohet shumë shpejt, nga Dheu i Zi deri tek ndërtesa e Komunës, ndërsa faza e dytë, për shkak të komplikimeve në kanalizim dhe ndërprerje totale të komunikacionit, do të përfundohet në muajin shtator. Këtu parashihet rikonstrukcioni total nga komuna, deri tek rrethrrotullimi i ri që është planifikuar të ndërtohet gjatë këtij viti, pranë Kishës katolike.
Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët durim dhe mirëkuptim për shkak të bllokimit të komunikacionit.
Puna dhe aktiviteti i komunës nuk do të ndalet, me projekte dhe aktivitete konkrete në shërbim të qytetarëve!
Last modified: 11 Korrik, 2019