Bashkëvendasit tonë janë të njohur në fusha të ndryshme, duke filluar nga shkenca, kultura, sporti e keshtu me radhë.
Njëri nga bashkëvendësit tonë nga Tuzi, është shembull unik për dashurin dhe pasionin e madh për të udhëtuar anë e mbanë globit.
Edin Krniq, nga Tuzi, tashmë emër i njohur si udhëpërshkrues dhe i cili deri më tani, ka vizituar pothuajse dy të tretat e vendeve të botës në të gjitha kontinentet.
Kronikat dhe përshkrimet e tij nga kultura të ndryshme, nga popuj dhe vende të ndryshme, tashmë, janë ndër rubrikat më interesante në media dhe rrjetet e ndryshme sociale.
Edin Krniq ka udhëtuar në më tepër se 100 shtete duke vizituar po ashtu mbi 1000 qytete anë e mbanë botës. Pasionin e vetë për të vizituar sa më shume vende të botës, Edini e realizoi para 15 vitesh.
Ai gjatë udhëtimeve të shumta, sjell para shikuesve dukuri dhe fenomene të ndryshme interesante per shikuesit të cilët në këtë mënyrë, njihen me detaje dhe përmbajtje interesante të panjohura më parë.
Komuna e Tuzit, i uron sukses në realizimin e planeve të tij dhe, njëkohsishtë, ndjehemi krenar për pasionin e këtillë të bashkevendësit tonë, Edin Krniq.