Aktualitete|

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq uroi të gjithë qytetarëve dhe udhëheqësisë ditën e Komunës së Tuzit. Ai theksoi se Qeveria do të mbështesë zhvillimin e Tuzit në mënyrë që të jetë një komunë me prosperitet dhe e qëndrueshme.
Të pranishëm në këtë takim ishim, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, kryetari i kuvendit Fadil Kajoshaj, nënkryetari i komunës Ivan Ivanaj dhe drejtoresha në Drejtorinë për ndërtime, pronë dhe përfaqësim Elvisa Rexhematoviq.


Ndër të tjera, u diskutua mbi potencialet dhe projektet në komunën më të re në Mal të Zi. Bashkërisht u konstatua rëndësia në vazhdimin e zhvillimit të infrastrukturës, si dhe rëndësia e hartimit të planeve urbanistike të cilat janë kusht për vazhdim të procesit të legalizimit por edhe bazë për realizimin e investimeve të shumta në territorin e Komunës së Tuzit.
Në fund të takimit, u tha se Qeveria pret që edhe në Tuz dhe në çdo vend tjetër të rrespektohen simbolet shtetërore, sepse në këtë mënyrë ruhet harmonia, reputacionin dhe dinjiteti i Malit të Zi dhe i gjithë qytetarëve të saj.
Ndërsa Gjeloshaj konstatoi se shqiptarët rrespektojnë simbolet kombëtare shtetërore dhe në mënyrë institucionale ato rrespektohen në Komunë të Tuzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window