Kryetari i komunës Nik Gjeloshaj, shpërndan librat për fillestarët
“Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, sepse sot një gjeneratë e re fillon një rrugë të bukur për një të ardhme më të mirë” u shpreh Gjeloshaj.
Së bashku me kryetarin e kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin e komunës Ivan Ivanaj, Gjeloshaj sot shpërndau librat për fillestarët.