Aktualitete|

Kryetari i Komunës Sarajeva Qëndër, prof.dr Nexhat Ajnaxhiq së bashku me disa afaristë nga Bosnja dhe Hercegovina, zhvilluan një takim pune me përfaqësuesit e Komunës së Tuzit dhe me disa afaristë nga Malësia, në ambientet e komunës.
Ata u pritën nga nënkryetari i Komunës së Tuzit Haris Ramoviq, sekretarja në Sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural Ismeta Gjoka, si dhe drejtori i kooperativës së Malësisë Pashko Dedvukaj.
Në këtë takim u dakordua marrëveshja për eksport të prodhimeve bujqësore nga territori i Komunës së Tuzit për në Sarajevë.
z. Ajnaxhiq shprehi kënaqësinë për bashkëpunim në mes dy komunave dhe premtoi që marrëdhëniet në mes dy vendeve do të fuqizohen në të ardhmen duke zgjëruar fushën e interesimit.

This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_7350-1024x683.jpg


“Sot ndjehem shumë i kënaqur që jam këtu mes jush dhe që bashkëpunimi mes dy komunave dita ditës po përforcohet si dhe me kënaqësi të madhe mund të them që nesër mund të fillojë eksporti i shalqirit për në Bosnje dhe Hercegovinë” përfundoi z. Ajnaxhiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window