Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, priti sot përfaqësuesit e Lidhjes së Paraglajdingut të Malit të Zi, të cilët informuan kryetarin lidhur me organizatën, qëllimet dhe veprimtarinë e saj.
Ata njoftuan se kjo lidhje bashkon të gjithë dashamirët dhe pilotët e paraglajdingut në Mal të Zi të cilëve u pëlqen fluturimi.
Veprimtaria e kësaj shoqatë zhvillohet në teritorin e Komunës së Tuzit, gjegjësisht nga mali Deçiq, vendi i Bratilës ku edhe kanë ndërtuar platon si dhe rregulluar rrugën me aq mjete sa kanë pasur mundësi.
Ata kanë informuar se kjo organizatë ka lidhur kontratën dhe marrë pëlqimin nga pronarët e platos, si nga vendi i hedhjes, po ashtu edhe në vendin e zbritjes.
Pjesëtarët e kësaj shoqatë njoftuan se me 13 Prill pritët të mbahet një aktivitet i karakterit nderkombëtar ku do të marrin pjesë rreth pesëdhjetë përfaqësues, për çfarë edhe fituan përkrahjen e kryetarit.
Mbajtja e këtij aktiviteti do të ndihmonte promovimin e Komunës në fushën e turizmit, dhe afirmimin e vlerave lokale, për ç’gjë edhe u mirëprit mbajtja e tij nga ana e kreut të Komunës.