Kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, ka vizituar sot ublën në fshatin Milesh, njërin prej burimeve më të njohura të ujit në këto treva dhe pikë takimin e pushimit me traditë të lashtë. Kryetari, Kajoshaj, vizitoi punimet e zhvilluara në këtë vend dhe vlerësoi se ky projekt do të realizohet së shpejti.

Ai, po ashtu, u shpreh i kënaqur me punimet e deritashme dhe theksoi se ky vend i njohur meriton të ruhet dhe të ndertohet për tu kultivuar në brezat që vijnë.