Aktualitete|

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin Ivan Ivanaj, kanë pritur sot në takim znj. Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi, znj. Kodheli ka falenderuar udhëheqësinë e komunës së Tuzit për marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë si dhe solidaritetin që banorët e Tuzit kanë treguar gjatë fatkeqësisë së termetit që kishte prekur Shqipërinë.

Ndërkaq, kryetari Gjeloshaj falenderoi znj. Kodheli për këtë vizitë të rëndësishme, si dhe e njoftoi atë me gjendjen aktuale të funksionimit të komunës së Tuzit. 

“Qëllimi ynë është të bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë në të mirë të dy vendeve, e kjo është dëshmuar me aktivitetet tona të përbashkëta me bashkinë e Tiranës dhe komunat tjera” u shpreh Gjeloshaj.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal zë Zi, Ridi Kurtezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window