Organizohet shqyrtimi publik lidhur me dhënien e pëlqimit në elaboratin për
„Projektin teknologlik të repartit për përpunimin e frutave dhe perimeve”.
Lajmërohen qytetarët nga territori i Komunës së Tuzit si dhe palët e interesuara se investuesi RED COMMERCE Sh.p.k. ka dorëzuar Kërkesën për vendimmarrjen mbi nevojën e vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor numër 7291 prej më 01.11.2019, lidhur me Projektin teknologjik të repartit për përpunimin e frutave dhe perimeve.
📂Kërkesa me dokumentacionin e nevojshëm mbi objektin e planifikuar do të jetë në dispozicion për publikun në hapësirat e Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural, çdo ditë pune duke filluar nga data 06.11.2019 deri më 06.12.2019, prej orës 11. 00 deri në orën 15.00
📨Vërejtjet dhe mendimet në formë të shkruar, mund të dorëzohen në adresën e këtij organi, si dhe në e-mailin ismeta.gjoka@tuzi.org.me .
🔗Në bazë të asaj kërkese do të organizohet shqyrtimi publik për elaboratin, përderisa tribuna publike do të mbahet më 12.11.2019 në hapësirat e këtij sekretariati me fillim në orën 10.00
U.D. sekretare në Sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural,
Ismeta GJOKA