Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, kanë pritur sot në takim sportistin e njohur dhe ish kapitenin e Kombëtarës së futbollit të R. së Shqipërisë, Lorik Cana si dhe drejtoreshën ekzekutive të fondacionit “Lorik Cana 5” Jerina Lalaj.
Gjatë këtij takimi, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj falenderoi ish kapitenin për vizitë si dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim përmes projekteve të ndryshme në të ardhmën e të cilat do të reflektohen në të mirë të vendit si dhe të banorëve.
Ndërkaq, Cana uroi udhëheqësinë e re të komunës së Tuzit duke u dëshiruar punë të mbarë në misionin e tyre. Gjithashtu ai potencoi mundësinë e bashkëpunimit me komunën e Tuzit përmes fondacionit “Lorik Cana 5” në projekte të ndryshme.