Aktualitete|

Ministria e kulturës ka shpallur konkurs për financimin e projekteve dhe programeve nga fusha e industrive krijuese dhe kërkimeve shkencore.
Lidhur me këtë, informojmë sektorin krijues në Komunë, krijuesit dhe ndërmarrësit, që të paraqiten në konkurs, detalet e të cilit gjenden në vazhdimin e lajmërimit.
 
Ministria e kulturës në përbërje të këtij konkursi do të financojë krijimet dhe projektet në pajtim me temat e mëposhtme:  

 
1.           Dallimet e të shprehurit kulturor
2.            Vendosje e krijimeve kulturore nga fusha e dizajnit të modës dhe dizajnit të tekstileve
3.            Vendosje e prodhimeve ICT
 
Paraqitjet me dokumentacionin e nevojshëm është e domosdoshme të dorëzohen në adresën:

Ministarstvo kulture, Njegoševa bb, Cetinje;
ose në formë elektronike , përmes formularëve në: www.creativemontenegro.net
 
Paraqitjet dorëzohen deri më datën 27.11.2019 në orën 12, ndërsa vendimin mbi përzgjedhjen e programit/projekteve për financim do ta sjellë Ministria e Kulturës, me propozim të komisioneve profesionale, në pajtim me rregulloret e Ligjit për kulturë.

Tekstet e konkurseve dhe formularët paraqitës mund ti gjeni në shtesë, ndërsa informacionet mund ti fitoni në Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window