Lënda e këtij Njoftimi është ndarja e „Çmimit të Komunës së Tuzit – 15 dhjetori“ për vitin 2019, i cili ndahet për meritat më të larta dhe rezultatet e arritura në punën praktike dhe teorike si dhe veprimtarinë në të gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore.
Çmimi ndahet individëve dhe personave juridik nga treva e komunës së Tuzit, por mund tu ndahet edhe individëve të cilët nuk jetojnë në trevën e komunës së Tuzit, nëse arritjet e tyre kanë një rëndësi të veçantë për komunën.
Çmimi ndahet nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
-që vepra të përfaqësojë arritje të rëndësishme në një fushë të veçantë dhe zbatimi i saj paraqet kontribut në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, gjegjësisht nëse rezultatet e realizuara të punës kanë vlerë të jashtëzakonshme;
-që vepra, gjegjësisht rezultatet e punës, në bazë të publikimit apo në mënyrë tjetër i kanë qenë të njohura opinionit deri më 01. nëntor 2019;
-që vepra të jetë tematikisht e lidhur me trevën e komunës së Tuzit, gjegjësisht të ketë një rëndësi të veçantë për komunën e Tuzit ose nëse rezultatet e punës janë realizuar në trevën e komunës.
Të drejtën e propozimit të kandidatit për Çmim kanë shoqëritë afariste, shërbimet publike, partitë politike, organizatat joqeveritare, shoqatat sportive dhe të tjera, grupe qytetarësh dhe individët, me vendbanim, gjegjësisht me seli në Komunën e Tuzit.
Propozimet dorëzohen në formë të shkruar, ku duhet shënuar se për cilën vepër dhe rezultate të arritura kandidati propozohet për ndarjen e „Çmimit të Komunës së Tuzit – 15 dhjetori“, së bashku me arsyetimin dhe dokumentacionin në bazë të cilit do të çmohet vlera e rezultateve të arritura.
Propozimet dorëzohen Kuvendit të komunës së Tuzit, drejtpërsëdrejti në arkivin e Komunës së Tuzit, Tuzi p.n., me mbishkrimin: për Jurinë për ndarjen e çmimit të Komunës së Tuzit, më së largëti deri më 01.11.2019.
KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT
Shërbimi i Kuvendit