Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, bëri ndarjen e bursave për 7 studentët më të mirë të përzgjedhur nga komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020 .
Gjeloshaj duke përshëndetur prindërit dhe studentët, theksoi se rastet e tilla janë më se të nevojshme, për komunikim dhe promovim të studentëve tonë, e që njëkohsësisht janë edhe e ardhmja e këtij vendi.
Ai gjithashtu ftoi studentët që të bashkëpunojnë me komunën, duke shpalosur ide dhe propozime, në mënyrë që bashkërisht të punojmë në zhvillim të vendit !
