Aktualitete|

Sonte, në rrethana emergjente, u takua Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, për të analizuar situatën që ka shkallëzuar në mënyrë drastike për të keq, në tërë hapësirën e Malësisë.
Në frymen e asaj që janë edhe rekomandimet e Qeverisë dhe të Ekipit nacional kordinues, Shtabi komunal nxjerri disa perfundime:
1) ndalohet çdo qarkullim i qytetarëve,
2) furnizimin për nevoja emergjente do ta kryejnë vullnetarët e komunës
3) ditët në vazhdim do të bëhet testimi i të gjithë kontakteve me personat e infektuar.

Qytetarë të nderuar, kemi nevojë të jemi të disciplinuar, në mënyrë që ta fitojmë këtë betejë tejet të rëndë, që na ka takuar për hise.
Ju lutemi rrini në shtëpi, kujdesuni për familjet tuaja, se ashtu do të kujdeseni për Malesine dhe për njerëzimin!

Telefonat kontaktues :
020 875 167
069 066 602
067 021 151
067 888 109

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window