Aktualitete|

Komisioni komunal zgjedhor i Tuzit njofton votuesit vendvotimi i të cilëve deri me tani, gjegjësisht në zgjedhjet e mëparshme ishte në ndërtesën e komunës së Tuzit dhe në QIK “Malësia” në Tuz do të thotë vendvotimi numër 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7 do të zhvendosen në IP Shkolla fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.


Lidhur me ketë, njoftohen të gjithë qytetarët, gjegjësisht votuesit e vendbanimit Tuz dhe Shipshanik se më 30.08.2020 vendvotimi i tyre do të jetë në lokalet e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.

Ministria e punëve të brendshme do të përcjellë njoftimet për vendvotimet përkatëse për secilin qytetarë me të drejtë vote.

Vendvotimet e tjera mbesin në të njëjtat vende si gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

KOMISIONI KOMUNAL ZGJEDHOR I TUZIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window