Aktualitete|

Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj me bashkëpunëtorët e tij mirëpriti sot biçiklistët nga Republika e Kosovës. 
Ai i përgëzoi ata për iniciativën e bukur dhe interesante duke i falenderuar që vendosën të vizitojnë Komunën e Tuzit. 
Përfaqësuesit e OJQ “Me dhe për sportin” u shprehën të kënaqur që realizuan vizitën e tyre në Komunën më të re në Mal të Zi dhe falenderuan kryetarin e Komunës për mikëpritje të sinqertë dhe vëllazërore.

Ju njoftojmë se OJQ “Me dhe për sportin” në kuadër te këtij turneu, vazhdon rrugëtimin për në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window