Në seancën e IX të Kuvendit të Komunës së Tuzit, e mbajtur me 13.09.2019, në rend të ditës ishin 5 pika:
- . Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Statutin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno / Komunale” Tuz;
- Propozimi i Aktvendimit mbi përcaktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno / Komunale” — Tuz;
- Propozim i Vendimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për përgatitjen e propozimit të simboleve të Komunës e Tuzit;
- Propozim i Vendimit mbi miratimin e Kodit etik të përfaqësuesve dhe funksionaffive të zgjedhur në vetëqeverisjen Iokale të Komunës së Tuzit dhe
- Propozim i Vendimit mbi miratimin e Kodit etik të nëpunësve dhe zyrtarëve lokal.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë aprovuar me shumicën e votave të këshilltarëve të pranishëm në këtë seancë.
Nga pika 2 e rendit të ditës, si ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunale” Tuz, u zgjedh Nikollë Camaj, me 21 vota pro, 0 kundër dhe 5 të përmbajtura.