Qytetare dhe qytetarë të nderuar,
Në shenjë përkrahjeje muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, komuna e Tuzit organizon ligjeratën “Shëndeti është jetë” e cila do të mbahet në sallen e Kuvendit të të komunës, më 23.10.2019 në orën 15.00.
Ligjeratën do ta mbajë specialistja e radiologjisë dhe onkolgjisë,Vanja Karagjinoviq.
Ju ftojmë në prezencë sa më të madhe dhe në këtë mënyrë të ndikojmë pozitivisht në rritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit që është çështje shumë e rëndësishme për të gjithë ne.