Aktualitete|

Komuna e Tuzit, gjegjësisht Drejtoria për ndërtime, pronë dhe përfaqësim dhe Sekretariati për bujqësi dhe zhvillim rural, organizon shqyrtim publik:

Drejtoria për ndërtime, pronë dhe përfaqësim:
-Propozim Vendimin mbi masat për kategorizimin e rrugëve komunale.

Sekretariati për bujqësi dhe zhvillim rural:

1.Propozim Vendimin mbi mënyrën e shpërndarjes së mjeteve të Buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2019 të destinuara për bujqësi

2. Propozim Vendimin mbi parandalimin dhe vlerësimin e demëve fushore në territorin e komunës së Tuzit

Propozim vendimet vihen në shqyrtim publik në afat prej 15 ditësh, duke filluar më 04.10.2019.
Shqyrtimi publik qendror do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, më 14.10.2019 me fillim në orën 10.

Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet, dorëzohen në formë të shkruar në email adresën: tuzi@tuzi.org.me deri në skadimin e afatit për shqyrtim publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window