Sot në Triesh u bë zbulimi i bustit të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilin e financuan bashkëvendasit tonë nga SHBA në bashkëpunim me Komunën e Tuzit.
Kryetari Gjeloshaj, gjatë fjalës së tij falenderoi të gjithë të pranishmit si dhe diasporën pa të cilën ky projekt nuk do të ishte realizuar.
Ai gjithashtu falenderoi edhe bashkëpunëtorët e tij, kryetarin e kuvendit të komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq si dhe të gjithë ata që u angazhuan në realizimin e këtij projekti.
Të pranishmit gjithashtu i përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj i cili falenderoi diasporën për kontributin e tyre si dhe potencoi faktin se në Kuvend vendimi për vendosjen e këtij busti është sjellë në mënyrë unanime.
Kajoshaj, gjithashtu vlerësoi se kur partitë shqiptare punojnë bashkë me partnerët tjerë, atëherë do të kemi kemi edhe rezultate të tjera pozitive.
Duhet potencuar se komuna e Tuzit, përveç angazhimit parësor, financoi edhe asfaltimin e oborrit të shkollës ku edhe u vendos ky bust !
Last modified: 16 Tetor, 2019