Aktualitete|

Duke pasur parasysh nevojën e afarizmit bashkëkohorë dhe rëndësinë e sistemit efikas të informacionit në punën e vetëqeverisjes lokale, Komuna e sapoformuar e Tuzit do të marrë mbështetje nga kryeqyteti i Podgoricës në periudhën e ardhshme.
Me këtë rast drejtori i Qendrës për Sistemin Informativ (CIS) të kryeqytetit Xhemal Lekiq, organizoi takim me Kryeadministratorin e Komunës se Tuzit Robert Camaj, me ç’rast u vendosën themelet për realizimin e aktiviteteve me qellim të krijimit të një sistemi unik informativ në Tuz. 
“Ne bazë të bashkëpunimit shumë te mirë të Kryeqytetit dhe komunës së Tuzit në periudhën e mëparshme, dëshirojmë që të angazhohemi në mbështetje të komunës së plotë të Tuzit, në mënyrë që ajo me kapacitet të plotë të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve që jetojnë në atë territor” deklaroi Lekiq.
Kryeadministratori i komunës së Tuzit Robert Camaj falënderoji kryeqytetin dhe CIS, në gatishmërinë e tyre për të përkrahur zyrtarët të cilët do të trajnohen në këtë fushë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window