Ligjëratë profesionale: „Mbrojtja bashkëkohore e hardhisë së rrushit: nga teknologjitë e reja deri te luftimi i sëmundjeve të drurit“
Sekretariati për bujqësi, mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe administrimin e ujërave i Komunës së Tuzit organizon një ligjëratë profesionale për vreshtarët dhe prodhuesit vendorë të rrushit, me qëllim të avancimit të prodhimtarisë vreshtare, si dhe të mbrojtjes në kohë dhe në mënyrë efikase të vreshtave.
Për sfidat kryesore të vreshtarisë bashkëkohore do të ligjërojnë profesorë të shquar universitarë dhe ekspertë të kësaj fushe:
- Prof. dr. Nedeljko Latinović – tema: „Mbrojtja e integruar e hardhisë së rrushit dhe teknologjitë e reja“;
- Dr. Bogoljub Kandić – tema: „Sëmundjet e drurit të hardhisë së rrushit dhe mundësitë e luftimit të tyre“.
Pas prezantimeve të ligjëruesve, parashikohet një diskutim i hapur, gjatë të cilit prodhuesit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje, të shkëmbejnë përvoja nga praktika dhe të marrin këshilla profesionale.
Koha dhe vendi i mbajtjes:
- Data: e martë, 1 dhjetor 2026
- Ora: 10:00
- Vendi: Komuna e Tuzit – salla e Kuvendit të Komunës
Ftojmë të gjithë vreshtarët dhe prodhuesit bujqësorë të interesuar të marrin pjesë në këtë ligjëratë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të përvetësuar njohuri të reja dhe për t’u konsultuar drejtpërdrejt me ekspertët e kësaj fushe.
Sekretariati për bujqësi, mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe administrimin e ujërave i Komunës së Tuzit
Sekretari,
mr. Aleksandar Memčević

