Të dashur të rinj, të nderuara bashkëqytetare dhe të nderuar bashkëqytetarë,
Komuna e Tuzit ka nisur hartimin e Planit Lokal të Veprimit për të Rinjtë për vitin 2027, në përputhje me
Ligjin për të Rinjtë dhe Strategjinë për të Rinjtë 2023–2027.
Me qëllim që t’u ofrojë të rinjve mundësinë të marrin pjesë drejtpërdrejt në hartimin e dokumentit, Komuna e Tuzit ka përgatitur një pyetësor të shkurtër dhe anonim, përmes të cilit të rinjtë mund të shprehin nevojat dhe prioritetet e tyre, si dhe të propozojnë iniciativa të reja.
Qëllimi i këtij pyetësori është të shqyrtohen nevojat e të rinjve të moshës nga 15 deri në 30 vjeç dhe të përcaktohen fushat në të cilat atyre u nevojitet mbështetje shtesë. Përgjigjet tuaja do të ndihmojnë në përcaktimin e masave dhe aktiviteteve konkrete që Komuna e Tuzit duhet t’i zbatojë në periudhën e ardhshme.
Pyetësori do të jetë i qasshëm deri më 15.11.2026 në linkun e mëposhtëm: