Aktualitete|

Të nderuar miq,
Dëshiroj të njoftoj opinionin e gjerë, si në vendlindje , po ashtu edhe në diasporë, se komuna ka instaluar programin e veçantë www.tuzi.org.me/donate/ i cili mundëson online bashkimin e fondeve, që do të dedikohën enkas për të ndihmuar zhvillimin e projekteve INFRASTRUKTURORE në trevën e Malësisë!
Ideja ka lind nga disa bashkëatdhetarë, kur ishim për vizitë në SHBA.
Këtu veçanarisht duhet potencuar që të gjitha mjetet do të jenë publike dhe çdokush do të këtë qasje të shoh të gjithë ata që kontribuojnë.
Po ashtu transparenca do të jetë maksimale dhe e mire koordinuar për investimin e tyre në zona të caktuara në Malësi.
Këtu mund të ndihmoj secili që ka mundësi, e jo vetëm diaspora shqiptare në mërgim!
Qëllimi primar është që për çdo muaj të ndahet nga një shumë e caktuar mjetesh nga të ardhurat, sado qofshin ato, duke filluar nga individë, OJQ, biznese etj.
Unë si kryetar i Komunës, fillimisht për vitin 2020, nga rroga ime mujore, do t’i ndaj 10% , apo nga 110 € në muej për fondin në fjalë!
Andaj, ndajeni edhe JU për Malësinë, nga të ardhurat tuaja mujore, një shumë të caktuar, qoftë 1%, 5%, apo 20%…, sipas mundësisë që keni!
Vetëm kështu, të bashkuar në ide dhe qendrime do t’a ngrisim vendin tonë aty ku e meriton!


https://tuzi.org.me/donate/


Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj,
Kryetar i komunës së Tuzit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window