Aktualitete|

Me dhjetëra delegacione sot u tubuan në Tiranë në Samitin B-40. Në mesin e tyre ishte edhe delegacioni i Komunës sonë i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Lindon Gjelaj me bashkëpunëtorët: nënkryetarin, Fisnik Gjokaj dhe sekretaren e Sekretariatit për Vetëqeverisjen Lokale, Marina Ujkaj.B-40 është Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit dhe samiti do të zgjasë tri ditë. Shtyllat kryesore të Rrjetit janë: bashkëpunimin ndaj krizave dhe ndryshimeve klimaterike, zhvillimi ekonomik dhe kulturor dhe digjitalizimi e shërbimeve .Me sot, Tirana do të marrë udhëheqjen e Rrjetit, që do të thotë se do të jetë përgjegjëse për organizimin e aktiviteteve ndërmjet qyteteve të Ballkanit, por edhe nismëtare e projekteve të përbashkëta. Pas Stambollit e Athinës, Tirana është e treta që merr presidencën e B-40. Në samit ishin prezentë edhe kryetarët e komunave të Shkupit, Sarajevës, Prishtinës, Stambollit, Parisit etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Close Search Window