Aktualitete|

Kryetari i Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj, së bashku me Fadil Kajoshaj, kryetarin e Kuvendit të Komunës, Ivan Ivanaj, nënkryetarin e Komunës, Adella Bahoviq, sekretaren e Sekretariatit për Zhvillim dhe Projekte dhe Drita Rukaj, shefen e kabinetit të kryetarit, priti zonjën Oana Kristina Popa, ambasadore e BE-së në Mal të Zi, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit të Bashkimit Evropian:-Orlando Fusco, këshilltar programor për tregun e brendshëm dhe menaxhim të financave publike -Melanie Bride, këshilltare programore për bashkëpunimin ndërkufitar-Vuk Vujnović, këshilltar për media dhe informata Kryetari Gjelaj i njoftoi të pranishmit me statusin e Komunës së Tuzit, me investimet dhe punimet që nga themelimi i Komunës së plotë. Ndërkaq, sekretarja e Sekretariatit për Zhvillim dhe Projekte i njoftoi të pranishmit me programet dhe projektet, që Komuna e Tuzit i implementon në bashkëpunim me BE-në përmes bashkëpunimit ndërkufitar.Ambasadorja Popa tha se BE-ja mbështet projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, ujërave të zeza, infrastrukturës hekurudhore, për të cilat komuna e Tuzit luan një rol të rëndësishëm përmes pozicionit të saj gjeografik, si një komunë që kufizohet me Shqipërinë dhe mund të shfrytëzojë fondet e përmendura edhe për zhvillimin e turizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Close Search Window