Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj dhe nënkryetari Ivan Ivanaj, kanë pritur në takim përfaqësuesit e qyteteve karnevale të Malit të Zi, pjesëmarrës në manifestimin kulturor “Karnevali-Koret” në Tuz.
![](https://tuzi.org.me/wp-content/uploads/2020/02/4-1-1024x683.jpg)
Ishte ky rast i mirë për tu njohur me rrjedhën e këtij manifestimit i cili për të 25 herë mbahet në Tuz..
Kryetari Gjeloshaj e vlerësoi lartë bashkëpunimin e shoqatës së Koreve me qytetet tjera karnevale në Mal të Zi dhe njëkohësisht, u ka uruar sukses në realizimin e aktiviteteve të ngjashme.
“Karnevalet përveç se afrojnë njerëzit dhe kulturat e ndryshme, promovojnë vlerat vendase, siç është turizmi, trashëgimia kulturore e kështu me rradhë” theksoi Gjeloshaj.
![](https://tuzi.org.me/wp-content/uploads/2020/02/1-4-1024x683.jpg)
![](https://tuzi.org.me/wp-content/uploads/2020/02/2.jpg)
![](https://tuzi.org.me/wp-content/uploads/2020/02/3-1024x683.jpg)