Aktualitete|

Organizata Turistike e Tuzit, në kuadër të aksionit “Për qytetin më të bukur dhe më të pastër”, shpall konkurs për përzgjedhjen e kopshtit, oborrit ose terracës private më bukur të rregulluar. 

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë personat fizik nga teritori i Komunës së Tuzit. 

Aksioni do të zgjat prej më 01.06.2020 deri më 01.08.2020.

Çmimet do t’i sigurojë Organizata Turistike e Tuzit dhe ato janë siç vijojnë:

  • Çmimi i parë- 300 €
  • Çmimi i dytë- 200 €
  • Çmimi i tretë- 100 €

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë fletëparaqitjen në email adresën: info@tuzi.travel ose përsonalisht në ambientet e zyrës së Organizatës Turistike të Tuzit. 

Në fletëparaqitje të shënohen: emri dhe mbiemri i pronarit, adresa, numri i telefonit dhe të dorëzohen tri fotografi të kopështit, të oborrit ose të terracës.

Juria, në bazë të kriterëve të caktuara, pas daljes në teren, do të bëjë vlerësimin dhe përzgjedhjen e kopshteve më të bukura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window